NDIHMË, MBËSHTETJE DHE INFORMACION FALAS NË GJUHËN SHQIPE NGA SHËRBIMET E INTERPRETIMIT TË SUSSEX-IT
Jeni të lutur të telefononi në numrin 01273 234016, çdo ditë, pas orës 15:00 dhe të lini mesazh në gjuhën shqipe ose angelze duke paraqitur emrin, numrin e telefonit dhe shërbimin që mendoni se keni nevojë. Ne do t’ju telefonojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.
PËRKTHYESIT E KOMUNITETIT
Mund të ofrojnë interpretim të paanshëm, të saktë dhe konfidencial gjatë takimeve tuaja në lidhje me kujdesin social dhe shëndetësor
GJUHËTARËT VULLNETARË
- Caktojnë takimet dhe iu lidhni me shërbime të tjera
- Ju ndihmojnë me leximin e letrave
- Bëjnë thirrje telefonike në emrin tuaj
- Bëjnë vizita në grupet e komunitetit
Mund t’ju ndihmojnë të gjeni informacione rreth shërbimeve të specializuara në fushat e mëposhtme:
- Jetesa e shëndetshme
- Kujdesi ndaj dikujt
- Jetesa me një person me aftësi të kufizuara
- Këshilla për përfitimin e pagesës së strehimit dhe menaxhimin e borxhit
- Siguria e Komunitetit
- Kurse në gjuhën angleze
- Emigracioni dhe shtetësia
- Kujdesi social
NAVIGIMI I KOMUNITETIT DYGJUHËSH
Navigimi i Komunitetit Dygjuhësh është një Shërbim Social për Referim në Brighton dhe Hove që iu lidh me shërbimet, organizatat dhe grupet komunitare për t’ju ndihmuar të zgjidhni çështjet sociale dhe të përmirësoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Shërbimi është konfidencial dhe ofrohet nga Navigues Dygjuhësh të Komunitetit të trajnuar shumë mirë, të cilët punojnë ngushtë me ekipin tonë të Gjuhëtarëve Vullnetarë dhe Përkthyesve të Komunitetit.
MIQËSIM DYGJUHËSH PËRMES TELEFONIT
Një telefonatë me një mik mund të ndihmojë për të hequr stresin e izolimit dhe streset e tjera sociale. Ne mund t’ju lidhim me një Telefonues Miqësor Vullnetar që flet të njëjtën gjuhë si ju. Mund të bëni telefonata të rregullta me ta për të biseduar, për të krijuar një lidhje të re sociale dhe për të hequr mendjen nga problemet e përditshme.