SIS i përmbahet Rregullave të përgjithshme për përpunimin e të dhënave (GDPR) dhe përdor të dhënat tuaja personale
- për të ofruar shërbimet e SIS (interpretim, përkthim, përshkrim shoqëror, mbrojtje dygjuhëshe, promocion shëndeti dhe studim komuniteti)
- për t’ju ftuar në eventet e SIS, si AGM ose Dita e Përdoruesit të Shërbimit
- për t’ju ftuar në evente të tjera për pjesëtarët e komunitetit vendës
- për t’ju dërguar informacion të përkthyer
- për konsultim lidhur me shërbimet lokale dhe për të raportuar rezultatet e çdo konsultimi
Mund të kërkoni që të shikoni, përditësoni ose fshini informacionin tuaj dhe mund t’i kërkoni SIS që të mos ju kontaktojë më, duke lënë një mesazh në gjuhën tuaj (telefon 01273 234016 ose email ben@sussexinterpreting.org.uk)
Ne do ta ruajmë informacionin në mënyrë të sigurt. Ne nuk do t’ia japim të dhënat tuaja një pale të tretë pa aprovimin tuaj (përveç nëse është e nevojshme për të ofruar shërbimet tona). Për më shumë informacion, ju lutem shikoni njoftimin tonë për privatësinë. Një version i përkthyer i njoftimit për privatësinë mund të merret nëse bëhet kërkesë.